Lajmet e fundit

Një stuhi masive dëbore me erëra të forta që shtyjnë dëborë deri në 61 centimetra është duke avancuar në nëpër bregun lindor të Amerikës.
Më shumë se 50 milionë njerëz dhe disa shtete janë paralajmëruar që të kenë kujdes ditëve në vijim, transmeton Klan Kosova.
Kryeqyteti, Washington, mund të përballet me reshje masive dëbore prej rreth 76 centimetrash deri në largimin e saj.
Tetë njerëz janë raportuar të vdekur, gjashtë shtete kanë deklaruar gjendje emergjence dhe mijëra fluturime janë anuluar.
Po ashtu supermarketet kanë mbetur pa ushqime të konservuara para se fluskat e para të dëborës të binin të premten.