Lajmet e fundit

Papa Francis ka qenë i inkurajuar nga një diplomat i lartë amerikan për të marrë qëndrim më të ashpër kundër Vladimir Putin, kur ai të takohet me presidentin rus të mërkurën mbrëma.
Papa, një kritik i shpeshtë i veprimeve ushtarake, ka marrë një qasje të kujdesshme ndaj kritikave kundrejt Rusisë që prej aneksimit që ka bërë në Krime.
Ambasadori amerikan në qytetin e shenjtë të Vatikanit, Keneth Hacket, ka thënë se kjo është një mundësi e atit të shenjtë që të ngritë shqetësimet e tij në takimin me Putinin.