Lajmet e fundit

Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka nisur një hetim kriminal në dokumentet financiare “offshore”, të zbuluara nga “Panama Papers” – që hodhi në publik dokumente që kishin të bënin me pastrim parash dhe shmangie taksash nga njerëzit e pasur.
Preet Bharara, avokat nga Manhattan i ka dërguar letër Konsortiumit së Gazetarëve Hulumtues që edhe e kanë zbuluar rastin, për t’i kërkuar bashkëpunim.
Panama Papers kanë zbuluar se si Mossac Fonseca, një firmë ligjore në Panama i kishte ndihmuar të pasurit e botës, biznismetët, yjet e sportit e shoë bizit dhe të famshmit që t’iu ikin taksave duke qenë pronarë të kompanive anonime, të ashtuquajtura si llogaritë “offshore”.