Lajmet e fundit

1 milion e 100 mijë dollarë janë donacion nga Ambasada amerikane për shtetin e Kosovës.
Nga ky donacion, 600 mijë dollarë do të shkojnë për policinë kufitare ndërsa të tjerat në sektore të tjera.
Ambasadori amerikan Greg Delawie tha se këto pajsje që i dhanë sot shtetit të Kosovës do të rrisin aftësitë për luftimin e terrorzmit dhe do të mundësojë zbulimin e armëve të shkatërrimit në masë, njofton Klan Kosova.