Lajmet e fundit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë uruar dy shtetet, Kosovën dhe Serbinë dhe delegacionet e tyre për arritjen e marrëveshjeve të rëndësishme të lehtësuara nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Departamenti amerikan i shtetit (DASH) këtë urim e ka bërë përmes një njoftimi.
Në letër gjithashtu vlerësohet lartë roli i Mogherini dhe ekipit të saj. “Marrëveshja e përmbyllura sot mbi energjinë, telekomin, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe ajo për lirinë e lëvizjes/ura e Mitrovicës, do të përmirësojnë jetën e njerëzve në të dy shtetet,” thuhet në njoftimin e DASH.
Tutje theksohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë të dy qeveritë për progresin e arritur në përmbushjen e zotimeve të bëra në Marrëveshjen e Brukselit dhe në aranzhimet tjera të dialogut, duke lëvizur drejt normalimizmit të marrëdhënieve dhe përshpejtimit të rrugës së tyre drejt BE-së.
Shteti më i fuqishëm në botë e vlerëson përkushtimin e të dy shteteve ndaj këtij procesi dhe SHBA do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.