Lajmet e fundit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë uruar fitoren Aleksandar Vuçiqit në zgjedhjet presidenciale.
Me këtë rast, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner, tha se marrëdhëniet midis SHBA dhe Serbisë janë të forta dhe "të dyja vendet kanë vizion të përbashkët për një Serbi të begatë, pë paqe me fqinjët e saj dhe të integruar plotësisht në familjen evropiane".
Toner tha në një deklaratë se Serbia ka bërë përparim të madh në rrugën drejt anëtarësimit në BE, por se ajo ka ende shumë punë, raporton Zëri i Amerikës, transmeton Klan Kosova.