Lajmet e fundit

Amerika e lufton IS-in me trupa shtesë
Presidenti amerikan, Barack Obama, pritet që së shpejti të urdhërojë rritjen e numrit të forcave amerikane në Irak.
Ata janë duke konsideruar dërgimin e 1,000 trajnerëve dhe këshilltarëve shtesë, për të ndihmuar forcat irakiane.
Me këtë hap, SHBA-të janë duke e ndërruar strategjinë e luftimit të ISIS-it, pas avancimit të këtyre të fundit në shumë territore irakiane, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Amerikanët pritet poashtu të ndërtojnë edhe një bazë te re ushtarake në provincën Anbar, pas kritikave që mori me rënien e Ramadit.