Lajmet e fundit

Sekretarja amerikane e Energjisë, Jennifer Granholm, ka njoftuar në Twitter se ka folur me ministrin e energjisë të Ukrainës për zjarrin në termocentralin Zaporizhzhia dhe ka vendosur të aktivizojë Ekipin Amerikan të Reagimit ndaj Incidenteve Bërthamore.
"Operacionet ushtarake ruse pranë termocentralit janë të pamatur dhe duhet të pushojnë", tha Granholm, e cila mbikëqyr arsenalin bërthamor të ShBA.
"Reaktorët e termocentralit mbrohen nga struktura të forta kontrolli dhe reaktorët po mbyllen në mënyrë të sigurt", tha ajo, transmeton Klankosova.tv.