Lajmet e fundit

Shtetet e Bashkuara të Amerikes do të aktivizojne një bazë tokesore për hedhjen e raketave në Rumani, e cila do të jetë pjesë e një programi mbrojtës evropian, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Zyrtarë amerikan dhe të NATO-s pritet të jenë pjesë e ceremonisë në Deveselu, Rumaninë jugore.
Qëllimi i aktivizimit të kësaj baze është mbrojtja e NATO-s nga raketeat me shtrirje të vogel dhe të mesme, specifikisht nga ato të Lindjes së Mesme.
Megjithatë, Rusia e sheh këtë si një kërcënim për siguri, deklaratë kjo e mohuar nga NATO.