Lajmet e fundit

Amber Rose dhe 21 Savage janë ndarë.
Këtë e ka konfirmuar një burim i afërt pranë tyre për revistën People.
Çifti që ia kanë bërë “unfollow” njëri-tjetrit më herët gjatë kësaj jave – janë parë së fundmi duke ecur dorë për dore në ditën e Shën Valentinit në Los Angeles.
Pavarësisht këtyre raportimeve, vetë çifti nuk e ka konfirmuar se janë akoma në lidhje ose se janë ndarë, transmeton Klan Kosova.
34 vjeçarja Rose kishte bërë publike lidhjen e saj në muajin korrik të vitit 2017 me një shkrim emocional për reperin 25 vjeçar duke thënë se “janë perfekt për njëri-tjetrin”.
Para 21 Savage, Rose ishte e lidhur me yllin e Dancing ëith the Stars, Val Chmerkovskiy. Të dy u ndanë në muajin shkurt pas pesë muajsh lidhje.
Ajo poashtu më herët ishte e martuar me Wiz Khalifa me të cilin ka një djalë.