Lajmet e fundit

Amber Rose është kritikuar shumë për seksualitetin e saj viteve të fundit.
Ajo është gjithashtu shumë e zëshme edhe për të drejtat e femrave dhe ka nxitur shumë reagime në SlutWalks në Amerikë.
Por ajo dëshiron të marrë disa fytyra të reja në “bord” përfshirë këtu edhe Kim Kardashian që është gjithashtu një nga fytyrat që më shumti kritikohet dhe prodhon lajme në botën e shoubizit, transmeton Klan Kosova.
“Kim është një nga femrat më të famshme në botë dhe është e vështirë të mos e kuptosh se çfarë po ndodh por edhe sikur të mos ishte Kim por një vajzë e thjeshtë është thjesht të ndihmosh femrat tjera dhe të bësh atë që është më e duhura”.
Ajo ka thënë se e ndjen se kritkohen për atë çfarë veshin por sipas saj si ajo ashtu edhe koleget e saj ndjehen rehat me seksualitetin e tyre dhe kjo nuk duhet ti pengojë njerëzit.
“Unë mendoj se Kim duhet të jetë aty, përkrah meje pasi ajo ndoshta kritikohet më së shumti në botë” ka vazhduar më tej Rose.