Lajmet e fundit

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka thënë që i takon qeverisë shqiptare që të vendosë për largimin e muxhahedinëve.
“Mendoj se është një vendim që duhet ta marrë qeveria shqiptare. Një gjë është shumë e qartë: Ne e mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj në vendin e saj”, ka thënë Kimi, sipas Klanit.
“Ka gjithashtu terma të caktuar që zbatohen për çdo lloj mysafiri në vendin tuaj dhe këto duhet gjithashtu të zbatohen prej tyre, duhet t’i respektojmë ato”.
Policia e Shqipërisë ka kryer kontrolle në ambientet ku janë të strehuar diku tre mijë pjesëtarë të opozitës iraniane të cilët sipas policisë kishin filluar një rezistencë me t’u konstatuar paligjshmëritë.
Nga kjo kishin mbetur të lënduar 15 policë, si dhe 21 anëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit.