Lajmet e fundit

Ambasadori i Sllovenisë, Bojan Bertoncelj, ka vizituar sot Lëvizjen Vetëvendosje me ç`rast është pritur nga kryetari i saj, Albin Kurti, nënkryetarja Fatmire Kollçaku-Mulhaxha, si dhe deputetja e Kuvendit të Republikës, znj. Fitore Pacolli.
Në fillim të vizitës, diplomati slloven ka uruar Kurtin, për zgjedhjen e tij në drejtimin e lëvizjes si dhe shprehu interesim të njoftohet dhe të kuptoj nga afër për strategjinë dhe politikat që do të ndjek gjatë udhëheqjes së tij, transmeton Klan Kosova.