Lajmet e fundit

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruiri O’Connell ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, njofton Klan Kosova.
Përmes llogarisë së tij në facebook ai shkroi:
''Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, dëshiroj të ju përcjell urimet e mia më të mira të gjithë besimtarëve myslimanë e në veçanti atyre në Kosovë. Le t’ju sjellë ky muaj i shenjtë dashuri, paqe dhe solidaritet''/KLANKOSOVA.TV.