Lajmet e fundit

Ambasadori i Shqipërisë në Ankara, Genci Muçaj, në një intervistë dhënë “EuroAsiaReview”, ka folur në lidhje me raportet mes shqiptarëve dhe turqve, por duke vendosur theks të vacant tek Kosova.
Ai u deklarua se Shqipëria e përkrah në çdo aspekt Kosovën, duke vazhduar sikur ka bërë edhe më parë.
“E mbështesim gjithmonë Kosovën... që nga dita e parë, si brenda territorit, ashtu edhe jashtë. Shqiptarët në Kosovë janë shumicë absolute, janë vëllezërit dhe motrat tona nga e njëjta familje, por që fatkeqësisht janë ndarë për më tepër e një shekull. Një komb asnjëherënuk do ta gjejë paqen nëse pjesë të trupit të tij nuk në një vend”, ka thënë Muçaj.
I pyetur se sa shqiptarë jetojnë në Turqi dhe për përshtypjen e tij se sa prej tyre mund të thonë se “Jam krenar që Jam shqiptar”, Muçaj u përgjigj mjaft me koncizitet:
“Besojmë se janë rreth pesë milionë, por nuk ka shifra të sakta. 100% e shqiptarëve janë krenarë që janë shqiptarë, as që e diskutoj këtë”.
Muçaj gjithashtu foli edhe për ndërlidhjen e kombit dhe fesë.
“Nacionaliteti i bashkon njerëzit, e jo feja. Feja e shqiptarit është shqiptaria. Megjithëse liria e besimit është e mbrojtur me kushtetutën tonë, religjioni nuk është mënyrë e të jetuarit në Shqipëri, por është një shprehje e besimit”, theksoi ai.
Ambasadori Muçaj tha se prioritetet e Ambasadës së Shqipërisë në Ankara janë: “Së pari, marrëdhëniet bilaterale, së dyti Diplomacia ekonomike dhe së treti Diplomacia kulturore”.