Lajmet e fundit

Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi ka vizituar sot Doganën e Kosovës ku edhe u prit nga Drejtori i përgjithshëm, Bahri Berisha.
Berisha fillimisht e informoi ambasadorin shqiptar me zhvillimet e Doganës në përgjithësi, progresin e arritur në mbledhjen efektive të të hyrave, sfidat e vazhdueshme dhe planet zhvillimore të Doganës së Kosovës.
Thellimin i bashkëpunimit të ndërsjellët në fushën e doganës dhe eliminimi i barrierave potenciale në mes të dy vendeve tona ishte temë tjetër e diskutimit.
Gjithashtu u diskutuan edhe temat e ndryshme duke theksuar se tanimë Dogana e Kosovës dhe ajo Shqiptare kanë një bashkëpunim të shkëlqyer, bashkëpunim ky i cili lehtëson në masë të madhe tregtinë në mes të dy vendeve tona, transmeton Klan Kosova.