Ambasadori i ri serb në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Dragan Shutanovac, ia ka dorëzuar presidentit amerikan, Donald Trump letrat kredenciale në Shtëpinë e Bardhë.
Me këtë rast, ai e ftoi atë për një vizitë në Beograd, ndërsa shtoi sse gjatë takimit me Trumpin është diskutuar për mundësinë e forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, biseduam për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ia kujtova presidentit Trump se asnjë president amerikan nuk e ka vizituar Serbinë që nga viti 1980 – dhe e ftova ta ndryshojë këtë”, shkroi Shutanovac.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.