Lajmet e fundit

Nën organizimin e Ambasadës së Shqipërisë, 13 ambasadorë po vizitojnë Komunën e Gjakovës.
Ata së bashku me kryetarin, Ardian Gjini, po njihen me pikat historike të kësaj komune, për të cilat po shprehen se po i pëlqejnë shumë. Paraprakisht kanë vizituar edhe qytetin e Prizrenit, ndërkaq pritet që të vazhdojnë edhe në Pejë e Deçan.
Kryetari i komunës së Gjakovës u shpreh se është i lumtur të jetë nikoqir i ambasadorëve dhe tha se në këtë komunë ka shume vende e objekte të lashta, historikun e të cilëve u përkujdes personalisht që t’ua rrëfejë.
Ndërkaq ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, tha se vazhdimisht kanë biseduar me ambasadorët e vendeve tjera për këto pjesë të Kosovës dhe se e ka parë të udhës që këto vizita t’i organizojë në mënyrë që mysafiret ta njohin më shumë Kosovën.
Në mesin e mysafirëve ishte edhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.