Lajmet e fundit

Ambasadori i Suedisë në Maqedoni, Mats Staffansson, ka thënë se nuk është koha për retorika që nxisin dhunë në Maqedoni, por për dialog dhe ka lutur policinë që të ruaj rendin, njofton Klan Kosova.
“I lusim të gjithë që të largohen nga dhuna dhe retorikat. Kjo është kohë për dialog dhe jo dhunë”, ka thënë ai.
“Apelojmë të gjitha partitë që të largohen nga retorikat që e përkeqësojnë situatën. Është po ashtu përgjegjësi e policisë që të tilla akte dhune të mos ndodhin”.
Staffansson ka folur në emër të të gjithë korit diplomatik në Maqedoni, pas një mbledhje që mbajtën ata.
http://klankosova.tv/pamjet-e-zaevit-i-pergjakur-foto/
klankosova.tv