Klan Arena do të jetë vendi i cili do t'i mirëpres ambasadorët e vendeve më të fuqishme të akredituar në Kosovë.
Ky organizim special organizohet nga Klan Kosova në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane, enkas për finalen e "EURO 2024", ku do të përballen Spanja dhe Anglia.
Përpos që nga afër do të përcillet ndeshja, Artmotion do të ndajë pesë çmime për ata që do ta qëllojnë rezultatin e saktë të finales.
Ndeshja nis nga ora 21:00 dhe luhet në "Olympiastadion" në Berlin.
Për 30 ditë rresht, drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht Klan Kosova dhe Artmotion, i kanë transmetuar të gjitha ndeshje e këtij Kampionati Evropian, vetëm e vetëm për adhuruesit e flaktë të sportit më të bukur në botë, futbollit.
https://www.youtube.com/watch?v=QeGAO9S6-cY
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.