Lajmet e fundit

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të akredituara në Maqedoni do të zbarkojnë sot në Reçicë të Vogël për ta takuar Kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Vizita e Ambasadorëve në selinë e BDI-së ndërlidhet me ngërçin politik në Maqedoni, e cila nuk u arritë të zgjidhet edhe pas shumë takimeve të liderëve në Shkup dhe në Bruksel me ndërmjetësim ndërkombëtar.
Ambasadorët kanë shfaqur interesin e tyre për qëndrimet e Bashkimit Demokratik për Integrim sa i përekt krizës aktuale në vend dhe në përgjithësi rreth situatës politike në Maqedoni dhe në rajon, transmeton Zhurnal.