Lajmet e fundit

Ambasada Gjermane në Kosovë të shtunën për të tetën herë me radhë ka organizuar turneun e saj të futbollit në stadiumin e qytetit në Prishtinë ku u ndeshën ekipe të ministrive të Kosovës, organizatave ndërkombëtare, ambasadave dhe zyrave ndërlidhëse në vend, transmeton Klan Kosova.
Ambasadorja gjermane Angelika Viets, e cila erdhi aty para ekipeve që do të ndeshen e hapi zyrtarisht ndeshjen duke ju uruar fat të gjitha ekipeve pjesëmarrëse.
Ndërkaq pjesëmarrësit e institucioneve vendore thanë se me qejf e mirëpresin këtë aktivitet tashmë tradicional të ambasadës gjermane për tu relaksuar pas punëve formale nëpër zyra. Ndeshjet e ekipeve do të zhvillohen gjatë gjithë ditës deri në orën 19 dhe në fund do të ndahen tri çmimet e para që do të stolisen me kupa. / klankosova.tv