Lajmet e fundit

Ambasada gjermane në Prishtinë po feston “Ditën e Bashkimit Gjerman”.
Gazetarja e Klan Kosovës, Sala Gashi, e cila po përcjell nga afër ngjarjen, ka raportuar se fjalimet ende nuk kanë filluar, e që sipas saj, ngjarja është paraparë të nisë në ora 18:00.
Në këtë event, fjalime do të mbajnë, ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, presidentja Vjosa Osmani e kryeministri në detyrë, Albin Kurti. /klankosova.tv