Lajmet e fundit

Një parcelë në hapësirat e QKUK-së do t'i ipet Gjermanisë për ta ndërtuar ambasadën e saj.
Me gjasë do të jetë hapësira afër Klinikës së Pediatrisë, megjithëse në Ministrinë e Shëndetësisë, thonë se nuk e dinë ende lokacionin e saktë.
Megjithatë, ky dikaster, në mbledhjen e fundit të Qeverisë, mori aprovimin që një parcelë ta japë për ndërtimin e këtij objekti.
Dritën e gjelbër, këtij projekti do t'ia japë edhe Komuna e Prishtinës, por që sipas kryetarit, Shpend Ahmeti, duhet të kryhen edhe disa procedura.
Kronikë e zgjeruar nga Merita Neziri.