Lajmet e fundit

Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kancelarit gjerman, Helmut Kohl, sot në Ambasadën Gjermane në Prishtinë nga ora 08:30 deri në 11:00 dhe nga 13:00 deri në 16:00 do të hapet libri i ngushëllimeve.
Ish-kancelari gjerman ndërroi jetë të premten në moshën 87-vjeçare në shtëpinë e tij në Ludvigshafen.
Helmut Kohl u lind më 3 prill 1930 në Ludvigshafen.
Nga viti 1959 deri në vitin 1976 ai u angazhua si deputet dhe më pas si kryeministër në politikën e landit Rajnland-Pfalc për të kaluar në politikën federale.
Më 1 tetor 1982 Kohl nga Bundestagu gjerman u zgjodh kancelar i gjashtë i Republikës Federale të Gjermanisë. Pas zgjedhjeve të para të përgjithshme parlamentare më 2 dhjetor 1990 Kohl mbeti kancelar – dhe me këtë ai ishte kancelari i parë federal i Gjermanisë së bashkuar deri në vitin 1998, transmeton Klan Kosova.