Me rastin e Ditës së të Pagjeturve, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, ka thënë se të zhdukurit mund të mos jene me ne, por ata dhe ato nuk do të harrohen.
Kjo ambasadë u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i fikin dritat për dy minuta në ora 8:00 të mbrëmjes për ta treguar solidaritetin për personat e zhdukur, njofton Klan Kosova.
"Të zhdukurit mund të mos jenë me ne, por ata ose ato nuk do të harrohen. Në kujtim të më shumë se 1.600 qytetarëve të humbur të Kosovës, OJQ-të po organizojnë “Momentin e Errësirës” këtë mbrëmje".
“Për ta treguar solidaritetin, fikni dritat tuaja për dy minuta në ora 8:00 të mbrëmjes”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.