Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka falënderuar Kosovën për mbështetjen e palëkundur dhe anëtarësimin në koalicionin për të mposhtur ISIS-in.
Ky falënderim i ambasadës vjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 250 mijë eurove për përkrahjen e koalicionit Global kundër ISIS-it, njofton Klan Kosova.
“Falënderojmë Kosovën për mbështetjen e palëkundur dhe anëtarësimin në koalicionin për të mposhtur ISIS-in”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.