Lajmet e fundit

Ambasada e Malit të Zi në Kosovë, kanë konfirmuar për Klan Kosovën se personi i cili ndërroi jetë sot në Prishtinë, është zyrtar i tyre dhe bëhet fjalë për Nikolla Ljuljudraj.
Nga kjo ambasadë, nuk kanë dyshime se kjo vdekje të ishte e qëllimshme, meqë ishin në dijeni që sekretari i parë i tyre kishte probleme shëndetësore edhe më herët, njofton Klan Kosova.
Për këtë rast paraprakisht kishte konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku thuhej se personi në fjalë, fillimisht ishte gjetur i shtrirë në rrugën ‘’Ukshin Hoti’’ në Prishtinë, dhe më pas ishte transferuar për në QKUK, pas dyshimeve për sulm kardiak.
Detaje nga raportimi i gazetares Qëndresa Tërshana.
https://klankosova.tv/policia-konfirmon-vdes-ne-prishtine-nje-shtetas-i-huaj-u-gjet-i-shtrire-ne-rruge/