Lajmet e fundit

Është një nga vendet e rralla në botë që në oborrin e tre institucioneve kryesore ka pllakë përkujtimore kushtuar viktimave të Holokaustit.
Pos kësaj, Kosova do e mbaj primatin kur do bëhet shteti i tretë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Guatemalës që hap Ambasadë në Jerusalem të Izraelit.
Ky është rezultat i marrëveshjes që u bë në Shtëpinë e Bardhë të premtën e 4 Shtatorit si një nga pikat e ujdisë që paria e Kosovës dhe ajo e Serbisë, nënshkruan nën garancitë e Presidentit Donald Trump.
Ky i fundit bashkë me Kryeministrin Izraelit Benjamin Netanjahu , këtë po e proklamojnë si historike pasi që sipas tyre Kosova është vendi i parë me shumice myslimane që vendos ambasadë në qytetin e shenjtë
Për këtë , ka reaguar Presidenti i Truqisë, Rexhep Taip Erdoan, shtetit i të cilit nuk pranon statusin aktual të Jerusalemit kjo për shkak të konfliktit izraelito –palestinez.
Kronikë e gazetarit Besnik Tahiri.