Lajmet e fundit

Ambasada e Kosovës në Hagë, Holandë, sot ka hapur librin e zisë për t'i bërë nderimet e fundit ish Kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepit.
Ky libër do të jetë i hapur deri më 30 gusht, nga ora 10:00 deri 12:00 dhe prej 13:00 deri në 15:00.
Libër të zisë për nder të Rexhepit kanë hapur edhe ambasada të tjera të Kosovës në vende të ndryshme të botës, transmeton Klan Kosova.