Ambasada e Kosovës në Gjermani ka vlerësuar se java që po lëmë prapa ishte e zezë për Kosovën dhe shqiptarët.
Kjo ambasadë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave që humbën jetën në aksidente trafiku, njofton Klan Kosova.
“Ambasada e Republikës së Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe njofton që në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Prishtinë është në kontakt të afërt me autoritetet gjermane për sqarimin e rrethanave të aksidenteve në Bruckerg të Bavarisë ku humbën jetën dy vëllezër dhe Meersburg të Baden-Württemberg ku sot kanë humbur jetën edhe tre shqiptarë nga Kosova gjatë udhëtimit për Zvicër”.
https://www.facebook.com/embassyrks.germany/posts/3449160235161945
Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.
https://klankosova.tv/tre-anetare-te-nje-familje-vdesin-ne-aksident-trafiku-ne-gjermani-derisa-po-ktheheshin-nga-kosova-ne-zvicer/
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.