Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas votimit në Asamblenë e OKB-së.
Përmes faqes së saj zyrtare në Facebook, Ambasada thotë se deklarata e vendimi i Presidentit Donald Trump për Jerusalemin është pranim i së vërtetës.
“Se Jerusalemi është qendra e legjislaturës, kryeministrit dhe Gjykatës së Lartë të Izraelit”, thotë Ambasada.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë për paqen. Një proces që shpresojmë do të ofrojë rezultatin më të mirë si për popullin izraelit, ashtu dhe atë të palestinez”, mbyllet reagimi, shkruan Top Channel.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.