Lajmet e fundit

Përfaqësuesit e ambasadës së SHBA-së në Beograd kanë deklaruar se Ivica Daçiq duhet të mendojë për veprimet e tij.
Këtë ata e thanë pasi Daçiq shkroi “Kosova është Serbi” në një kartmonedhë 100-dollarëshe”.
“Në vend se të shkatërrojë kartëmonedhën me imazhin e shkencëtarit dhe burrështetasit të madh amerikan, Benjamin Franklin, ministri Daçiq ndoshta do të mund ta merrte në konsideratë deklaratën e tij: “Lufto me veset e tua, gjej paqe me fqinjët e tu”, thuhet në deklarimin e ambasadës së SHBA-së në Beograd, dhënë Radio Evropës së Lirë, transmeton Klan Kosova.