07.10.2016 · përditësuar para 3558 dite1 min lexim
Amazon është detyruar të largoj një kostum i cili përfshinë burka (mbulesë), dhe një veshje seksi, kjo pasi që shumë persona kishin komentuar duke e quajtur këtë kostum racist dhe islamofobik.
Ky kostum “seksi burka”, është përshkruar të jetë bërë nga një material shumë i butë si dhe përmban vellon për fytyrë.
Ndër komentet e postuara tek kjo shitje, është thënë “Ju të gjithë jeni racistë të fëlliqur. Kultura ime nuk është kostumi juaj”, shkruan Daily Mail.
Pas kësaj, Amazon ka lëshuar një deklaratë ku thuhet që të gjithë shitësit duhet të ndjekin udhëzimet për shitjen e produkteve, në të kundërtën mund t’ju largohet edhe llogaria e tyre.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.