Nesër në Kinemanë ABC shfaqet premier e filmit shqiptar “AMANET” nga regjisori Namik Ajvazi.
Kjo premierë do të shfaqet në ora 20:00, duke vazhduar nga dita e premte në repertor të rregullt në po të njëjtin termin.
Këto janë të dhënat për “AMANET”:
Dramë; Shqipëri – Itali (92 min)
Vitet ’80 në Shqipëri. Paranoja e Enver Hoxhës arrin kulmin teksa fillon eliminimi i “bashkëpunëtorëve” më të ngushtë.
Duke ndjerë rrezikun Mentori, shef i Sigurimit të Shtetit, incizon gjithë ngjarjet sekrete në të cilat ka qenë i përfshirë që në vitet e luftës. Kasetat arrin t’ja japë të birit para se ta arrestojnë.
Familja internohet në një qytezë të humbur ku duhet të punojë me familjet e tjera “të rëna”.
Kur hetuesit zbulojnë dhomën ku janë incizuar kasetat, miq të Mentorit e ndihmojnë djalin e tij Martinin të arratiset në Itali.
Pas takimit në Itali me një gazetar të famshëm investigativ dhe lajmit se në Shqipëri babai i tij është ekzekutuar, Martini duhet të vendosë nëse duhet t’i bëjë publike kasetat dhe përmbajtjen e tyre.
Rolet: Amos Zaharia, Eva Alikaj, Myzafer Zifla, Adele Gjoka, Shyqyri Caushaj, Violeta Trebicka, Alfred Trebicka, Saush Ylli, Orio ScaduttoRegjia: Namik AjaziProducent: Mediavision-AlbaniaCo-Producent: Giuseppe Colombo, ChristianVitaleSkenari: Ruzhdi PulahaFotografia: Sebastiano (Nino) Celeste
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.