Lajmet e fundit

Thomas Sadokski ka befasuar të gjithë kur ka treguar të enjten në emisionin "Late Late Show" se ai dhe aktorja Amanda Seyfried janë martuar.
Kur udhëheqësi i programit James Corden ka uruar Sadoskin për fejesën e tij, aktori e ka quajtur Seyfried si “bashkëshorten” e tij dhe ka treguar unazën e martesës.
“Ne thjesht u arratisëm derisa me ne ishte edhe një ofiçar. Vetëm ne të dy e kurorëzuam dashurinë tonë, kaluam një ditë shumë të mirë. Në fakt, ishte një ditë perfekte”, ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.
Madje, Sadoski përpos që nxori në publik këtë sekret, tregoi edhe se sa shumë e vlerëson bashkëshorten e tij, aktoren Seyfried.
“Ajo është personi që unë e dua, e admiroj dhe e respektoj më së shumti në botë”.
Çifti janë fejuar në muajin shtator të vitit 2016 derisa së bashku janë duke e pritur edhe fëmijën e tyre të parë.