Lajmet e fundit

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dhe Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) zhvilluan një takim pune në Tiranë, ku diskutuan mbi çështje me të cilat përballen dy institucionet.
AMA dhe KPM shkëmbyen informacion për punën e deritanishme në implementimin e “Direktivës 2018/1808”, duke u fokusuar tek mënyra që secili vend do ta implementojë.
Direktiva 2018/1808 trajton një sërë çështjesh, të cilat kërkojnë rregullim në median audiovizive dhe aktualisht është implementuar tërësisht pothuajse nga të gjithë vendet e BE-së, transmeton Klankosova.tv.
Kryetarja e Autoritetit, Armela Krasniqi, dhe kryetari i KPM-së, Xhevat Latifi, u pajtuan për zhvillimin e një takimi rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor me qëllim shkëmbimin e eksperiencave në implementimin e Direktivës dhe marrjen e praktikave më të mira nga shtetet të cilat kanë avancuar në këtë drejtim.
Një peshë të rëndësishme në bisedë pati edhe draftimi i ligjit të ri për median audiovizive në Kosovë, mbi procesin e digjitalizimit, çështje për të cilat u diskutua dhe u shkëmbyen mendimet dhe eksperienca që AMA ka pasur gjatë hartimit të ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” apo mbi procesin e digjitalizimit.