Lajmet e fundit
Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës është i bindur se bashklojtari i tij është më i mirë se ylli i Real Madridit, për shkak të ndikimit më të madh në rezultatet e klubit.

Dani Alves mendon se Lionel Messi është lojtar më i mirë se Cristiano Ronaldo sepse ai ka më shumë ndikim në ndeshje.
Debati për atë se cili nga këta dy është më i miri në botë vazhdon, me dyshen që vazhdon të përmirësohet.
Megjithatë, Alves insiston se Messi ka më shumë ndikim se Ronaldo tek Real Madridi, pasi portugezi nuk bënë tjetër veç shënimit të golave.
“Messi është shumë më i mirë se Ronaldo”.
“Ai ka ndikim në lojë, ndërsa Ronaldo jo, pasi ai shënon gola, por asgjë më shumë”.
“Messi ka ndikim për shkak të mënyrës së lojës dhe asistimeve. Megjithatë unë e pëlqej Ronaldon. Ai është i përkushtuar dhe garues”.
“Nga ana tjetër, Ronaldo është shumë vetjak, pasi duket se pak brengoset për rezultatet kolektive dhe shumë për ato individuale”.