Lajmet e fundit
Braziliani beson se loja është bërë më pak e rëndësishme, pasi po dominohet nga biznesi dhe interesimi i mediave.

Dani Alves ka thënë se nuk do të merret me futboll pas pensionimit, pasi është kundër komercializmit në sport.
Braziliani synon të tretën tripletë me Barcelonën këtë edicion dhe gjasat për të janë reale.
Por ai ka kritikuar ashpër mënyrën se si qeveriset sot futbolli, pasi vëmendjen më të madhe po e merr interesimi i medieve në çështje jo të rëndësishme sesa futbolli.
“Është duke u bërë më i prostituuar ky sport, përditë”.
“Po flasim gjithnjë më pak për futboll, gjë që çon në humbje të interesimit”.