Lajmet e fundit

Kryesia e Partisë Alternativa ka thënë se qëndrimet e fundit të nënkryetarit Iliri Deda, dallojnë nga ato të Kryetares së subjektit, Mimoza Kusari – Lila, njofton Klan Kosova.
Kjo kryesi thotë se dallimi në qëndrime filloi nga diferencat në mendime lidhur me mbështetjen e delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë, për të cilin vendim me shumicë absolute votash në Kryesinë e Alternatives u vendos të mos mbështetet delegacioni shtetëror, pa përfshirjen edhe të dy partive opozitare LDK dhe LVV.
“Deklarimet e fundit të nënkryetarit të parë, se “Alternativa është në krizë të thellë” dhe se “ai e ka shumicën e elektoratit” nuk qëndrojnë, pasi vetë z. Deda nuk ka marrë pjesë në asnjë aktivitet të partisë që nga Dhjetori i vitit 2018”.
“Për opinionin publik dhe gjithë mbështetësit e Alternativës, Alternativa është duke kaluar periudhën më kompakte dhe të konsoliduar që nga themelimi i Partisë, gjë që tregojnë edhe aktivitetet e shumta të ndërmarra në të gjithë Kosovën dhe jashtë saj”.
Kjo kryesi e fton Dedën që të diskutojë me ata në mënyrë demokratike për të gjitha problemet të cilat ai mendon se janë prezente.