Lajmet e fundit

Alternativa ka dënuar ashpër gjuhën banale dhe siç thuhet në reagimin etyre denigruese të kryetarit të degës së PDK-së Hajdar Beqa drejtuar kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari - Lila.
"Është tejet turpëruese që një politikan, kryetar dege dhe anëtar i kryesisë së një partie të përdor një fjalor të tillë. Ne vlerësojmë se Z. Beqa duhet të kërkoj falje publike jo vetëm se ka ofenduar rëndë Znj. Kusari - Lila, por mbi të gjitha se përfaqëson një grupacion (subjekt) politik dhe si i tillë duhet të jetë shembull për qytetarët, të rinjtë dhe të rejat e vendit".
"Banalizma të këtilla nga një përfaqësues i popullit duhen dënuar ashpër dhe me seriozitet në mënyrë që diskursi politik në vend të ketë nivelin që i takon njëherë e përgjithmonë!", thuhet në reagimin e partisë së Mimoza-Kusari-Lilës e Ilir Dedës, transmeton Klan Kosova