Lajmet e fundit
Anësori spanjoll do të mungojë në tre përballjet e radhës të Bluve, pasi u dënua për sjellje josportive në përballjen e fundjavës ndaj Southmapton

Marcos Alonso është dënuar me tre ndeshje moslojë, për sjellje të dhunshme ndaj Shane Long, në përballjen ndaj Southampton në ndeshjen e xhiros së radhës të Premierligës.
Incidenti ndodhi në minutën e 43-të të fitores së Chelsea me rezultat 3:2, gjatë fundjavës, kur Alonso goditi Long.
Spanjolli ka mohuar ta ketë bërë këtë gjë, por Komisioni i Disiplinës të Federatës Angleze të Futbollit vendosi ta dënojë bazuar në xhirimet e ndeshjes.