Lajmet e fundit
Ministri i brendshëm, Skënder Hyseni, ka pritur në takim gjeneralin amerikan John Allen, i dërguari i posaçëm presidencial i SHBA-ve për Koalicionin Global Kundër ISIS.

Temë bisede në këtë takim ishte çështja e luftëtarëve të huaj dhe radikalizmit dhe për nevojën e bashkëpunimit dhe koordinimit rajonal, për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.
Me këtë rast, Hyseni ka folur për masat që ka Kosova për të parandaluar dhe luftuar ekstremizmin e dhunshëm.
Ndërsa gjenerali amerikan, John Allen, siguroi ministrin Hyseni në përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.
Ai përgëzoi Kosovën në hapat që ka ndërmarrë në luftimin e terrorizmit.