Lajmet e fundit
Mesfushori i Liverpool ka thënë se skuadra ishte e bindur se do të shënonte ndaj skuadrës së Marc Wilmots dhe ka paralajmëruar kundërshtrin e radhës se do ta ketë të vështirë në përballje me ta.

Joe Allen ka thënë se duhet goxha punët që të mposhtet Uellsi, pasi ishullorët mposhtën 3-1 Belgjikën, në cerefinale të Euro 2016.
Mesfushori i Liverpool nuk i ka fshehur dot emocionet pasi skuadra rezervoi një vend në gjysmëfinale të këtij eventi.
Ishin belgët që kaluan në epërsi të parët, por uellsianët nuk u ndalën dhe në fund arritën të triumfojnë me dy gola dallim, për t'u bërë kështu kundërshtarë të Portugalisë në gjysmëfinale.
"Nuk e kam menduar kurrë se do të arrinim në gjysmëfinale".
"Është arritje e madhe për të gjithë vendin".
"Ky moment ka rëndësi shumë të madhe për ne, që jemi të përfshirë direkt".