Lajmet e fundit
Mbrëmë Juventus fitoi Coppa Italia pasi mposhti Lazion me rezultat 2-1. Shefi i pankinës, Massimiliano Allegri, mendon se tani është koha për të tretin trofe, atë të Champions.

Massimiliano Allegri mendon se është koha që Juventus të fitojë tripletën, pas fitimin të Coppa Italia në ndeshjen ndaj Lazio, e cila përfundoi tek pas vazhdimeve.
Bianconer-ët u gjendën në disavantazh pas golit të Stefan Radu, por ishte Chiellini që barazoi për të çuar ndeshjen në vazhdime. Në lojën shtesë ishte Alessandro Matri ai që u dha juventinëve fitoren.
Tash, të gjithë sytë janë kthyer kah finalja e 6 qershorit kundër Barcelonës, ndërsa Allegri tha se u ka kërkuar lojtarëve të bëjnë historinë.
“Lazio luajti bukur. Ishte finale e vlerë. Gjithesesi e dinim se do të ishte ndryshe nga Serie A”.
“Të dyja palët luajtëm futboll të bukur. Ata nuk patën fat, megjithëse edhe ne patëm rastet tona”.
“Nuk ishte i lehtë fitimi i Scudetto dhe Coppa Italia. Tani do të mundohemi ta fitojmë edhe një trofe; të tretin”.