Lajmet e fundit
“Mendoj se Ronaldo meriton të urohet, sepse është e jashtëzakonshme kur një lojtar në moshën 30 apo 31 vjeçe arrin ta ndryshojë plotësisht stilin e lojës”, ka thënë Allegri në një konferencë për media para ndeshjes

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri nuk ka kursyer lëvdatat për Cristiano Ronaldo, duke e cilësuar atë si futbollist të jashtëzakonshëm.
Juventus pret në tempullin e vet Real Madrid në përballjen e parë çerekfinale të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.
Dhe tekniku që drejton Zonjën e Vjetër ka lavdëruar njeriun kryesor të Të Bardhëve, duke çmuar veçanërisht vendosmërinë për të ndërruar stilin e lojës në kohët e fundit.
“Duhet të jemi shumë të mirë si ekip për ta ndalur atë”, ka thënë Allegri në një konferencë për media para ndeshjes.
“Mendoj se Ronaldo meriton të urohet, sepse është e jashtëzakonshme kur një lojtar në moshën 30 apo 31 vjeçe arrin ta ndryshojë plotësisht stilin e lojës”.