Lajmet e fundit

Massimiliano Allegri ka thënë se është i kënaqur me fitoren e skuadrës ndaj Porto.
Zonja e Vjetër u tregua më e fortë se skuadra vendase, duke e mposhtur në Dragao me rezultat 2-0.
“Ekipi luajti mirë dhe me karakter. Ishim nën presion vetëm pesë minutat e para, më pas kontrolluam ndeshjen si 11 kundër 11 po ashtu 11 kundër 10".
"Djemtë kishin përqendrimin e duhur dhe në fund gjetëm golat, kthemi në shtëpi me një fitore të rëndësishme. Mund të kishte përfunduar 0:3, por edhe kështu është mirë. Gjatë sezonit ka edhe dhe momente tenosioni, por kjo fitore erdhi në momentin e duhur".