Lajmet e fundit

Një dy vjeçar ka vdekur pasi prindërit e tij me sa duket kanë vënë alkool industrial në lëkurën e tij për të trajtuar një ethe.
Djali i vogël Xiao Dong u sëmurë në fundjavë në shtëpinë në Dongguan në provincën qendrore Guangdong, China.
Pas ftohjes që kishte, Xiao kishte një ethe në fytyrë, kur babai i tij i quajtur Chang ka përdorur alkool industrial për të hequr ethen, por atij i ra mënjëhere të fikët.
Morning Post nga Kina e jugut ka raportuar se prindërit e djalit nxituan në spital të fëmijëve, transmeton Klan Kosova.
Por mjekët aty kishin treguar se ata nuk e dinin se ishte alkooli ai i cili e kishte shkaktuar këtë gjë.
Pavarësisht orëve të trajtimit mjekësor, Xiao thuhet se vdiq të nesërmen.
Sipas mjekëve, prindërit besonin se alkooli mund të përdoret për të ulur temperaturat e trupit, por nuk mund të kuptonin një dozë të kësaj madhësie.
Mjeku ka vlerësuar se 1000 ml i alkoolit industrial mund të jetë fatal.