Lajmet e fundit

N’Golo Kante ishte alivanosur para bashkëlojtarëve të tij pas një seance stërvitore, vetëm dy ditë pasi që ata kishin përballjen me Manchester City-n.
Mesfushori francez ishte konsideruar i gatshëm për të luajtur në ndeshjen ndaj liderëve të Premier Ligës, por u ndje keq dhe ishte lënë jashtë formacionit si masë parandalimi.
Stafi i Chelseas shpejt i kishte ardhur në ndihmë Kantes të premten, dhe më pas një specialist ia kishte bërë një seri testesh kardiologjie, që kanë hequr frikën se ai ka ndonjë problem me zemër.