Lajmet e fundit

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, e ka quajtur të pamerituar dënimin me 26 vjet burg që sot Gjykata Speciale ia shpalli ish-ushtarit të UÇK-së, Salih Mustafa.
Aliu ka thënë se ky dënim është padrejtësi e madhe ndaj gjithë kombi, dhe ka kërkuar liri për komandant Calin.
“Lavdi luftës së pastër e të shenjtë të UÇK-së. Liri për çlirimtarin, që gjithë jetën e tij e vuri në shërbim të luftës për liri! Liri për komandant Calin”, ka shkruar Aliu në Facebook.